Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere, ka deklaruar të hënën se e konsideron shqetësues faktin që miliarderi, Elon Musk, po përfshihet në çështjet politike të vendeve jashtë Shteteve të Bashkuara.
Musk, një aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, muajin e kaluar shprehu publikisht mbështetjen për një parti gjermane kundër imigracionit, përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në shkurt në Gjermani, dhe ka komentuar vazhdimisht mbi politikën britanike, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Keir Starmer.
“Më duket shqetësues fakti që një njeri me qasje të jashtëzakonshme në mediat sociale dhe burime të mëdha ekonomike, përfshihet kaq drejtpërdrejt në punët e brendshme të vendeve të tjera”, ka deklaruar Stoere për transmetuesin publik norvegjez NRK.
“Kjo nuk është mënyra se si duhet të jenë gjërat midis demokracive dhe aleatëve”, ka shtuar ai.
Sipas tij, nëse Musku do të përfshihej në politikën norvegjeze, politikanët e vendit do të duhej të distancoheshin kolektivisht nga përpjekjet e tilla.
Qeveria e pakicës e Stoere, e përbërë nga Partia e tij e majtë Laburiste dhe Partia më e vogël e Qendrës, është prapa partive të krahut të djathtë në matjet e opinionit, përpara zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në shtator të këtij viti në Norvegj.
Por Stoere ka përsëritur se ai e ka në plan të udhëheqë qeverinë në zgjedhjet parlamentare, duke hedhur poshtë thirrjet nga disa në partinë e tij për të dhënë dorëheqjen.
“Jam shumë i motivuar të jem lider partie dhe kryeministër dhe të fitoj zgjedhjet”, ka thënë ai.
Musku, personi më i pasur në botë, ka shpenzuar më shumë se 250 milionë dollarë për të ndihmuar Trumpin që t’i fitojë zgjedhjet, dhe i është kërkuar nga Trumpi që të shkurtojë buxhetin federal si këshilltar special.
Ndërkohë, qeveria gjermane javën e kaluar ka akuzuar Muskun, i cili zotëron platformën e mediave sociale X dhe është shef ekzkeutiv i Tesla dhe SpaceX, se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme të Gjermanisë me një opinion të publikuar për gazetën “Ëelt am Sonntag”, në të cilin ka thënë se Alternativa për Gjermaninë (AfD) është shpresa e vetme për vendin.
Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, ka thënë se mbështetja e Muskut për AfD-në e ekstremit të djathtë është një lojë “logjike dhe sistematike” e miliarderit për një Evropë të dobët.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…