POLITIKE

Kryeministri slloven për aferën e dyshuar me Martin Berishajn: Trillim i pastër

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, të enjten e ka quajtur trillim të pastër përfshirjen e tij në ndonjë aferë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në prill të vitit të kaluar, ambasadori Berishaj akuzohej nga mediat në Lubjanë se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni. Mbështetur në raportimet e asaj kohe, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet. Berishaj pati mohuar akuzat duke u kundërpërgjigjur me padi ndaj raportuesve.

Golob ka thënë se këtë lajm e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve në Slloveni. Por sipas tij, më vonë u zbulua se Berishaj është miku personal i Janez Janshas, kryetarit të SDS-së. Thotë se nuk e ka idenë se nga kush u “ringjall” në Kosovë kjo aferë e dyshuar.

“A e dini se kush e nisi këtë. Këtë e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve tona. Në atë kohë ata thanë se më financuan mua dhe fushatën time. Por më pas zbuluam se ky Berishaj, meqë ra fjala është ambasador në Zagreb, është mik personal i Janez Janshas. Dhe në atë moment, gjëja nga Sllovenia u zhduk. Tani u ringjall, me sa duket në Kosovë, ndoshta nga miqtë, armiqtë, nuk e kam idenë”, ka thënë Golob për një televizion slloven.

“Pra, ju e mohoni këtë nëse ju kuptoj saktë?”, pyetet kryeministri slloven, ndërsa përgjigjet: “E gjithë kjo është trillim i pastër”.

KOHA pati raportuar në fillim të këtij janari se Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj nën dyshimin se ka përfituar së paku 1.5 milionë euro nga kompania GEN me seli në Serbi për periudhën 2019 e deri në prillin e vitit 2022.

Sipas këtyre burimeve, këto para janë transferuar në xhirollogari të kompanisë së Berishajt në një nga bankat me seli në Kosovë. Transferet janë bërë me përshkrim si pagesa për konsulencë, e për të cilat Berisha i është shmangur tatimit.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dalë në krah Berishajt, duke thënë se s’ka ndonjë provë faktike për ta shkarkuar.

Edhe vetë Berishaj, përmes një reagimi të mërkurën, ka hedhur poshtë të gjitha akuzar që janë drejtuar ndaj tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

8 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

15 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

16 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

21 orë ago