Ndërsa në orën 11:00 pritet të zhvillohet protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të naftës, kryeministria është blinduar me veshje metalike.
Ndërkohë, këtë mëngjes në kryeministri është parë duke u futur duke vrapuar edhe zv. kyeministri Arben Ahmetaj.
Kujtojmë se sot në Tiranë do të zhvillohet protesta e katërt kundër rritjes së çmimit të naftës, ndërsa pritet edhe protestë në qytete të tjera.
Përgjatë këtyre ditëve Shqipëria është ngritur në protestë duke kundërshtuar këtë rritje dhe duke kërkuar uljen e taksave të naftës.
Në shumë qytete janë bllokuar rrugët në shenjë revolte, ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë dhe shoqërime të shumta.