Kryen masakrën në Bucha, raportohet se rusët shkatërruan qëllimshëm brigadën e tyre për t’i mbuluar krimet

selinë e njësitit 51460 të ushtrisë ruse, në rajonin e largët lindor Kabarovsk, nuk ka shumë kohë që kur është krijuar një mur për ushtarët e vdekur.

Ky njësit njihet si Brigada e 64-të e Gardës së veçantë të pushkëve motorike.

Në mur shihen fotografitë e 44 ushtarëve dhe zyrtarëve tjerë, sipas një fotografie që fillimisht është publikuar në rrjetin social, VK dhe më pas i është konfirmuar Radios Evropa e Lirë.

Në mur nuk ka shumë të dhëna se ku janë vrarë këta ushtarë, mirëpo vetëm se të gjithë janë nderuar me titullin e famshëm, Urdhri për Kurajë.

Aleksei Astashov, burri që e ka publikuar fotografinë, i ka treguar Radios Evropa e Lirë se ku janë vrarë ata: në Kiev, Izjum dhe Sllovjansk të Ukrainës.

Pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në muajin e gashtë dhe inteligjenca perëndimore beson se Rusia ka regjistruar më shumë humbje të ushtarëve, sesa në gjithë dekadën e luftës sovjetike në Afganistan më 1980.

“Secili ka shkuar në SVO”, ka thënë Astashov për REL-in, duke iu referuar “operacionit special ushtarak”, shprehja që e përdor Kremlini kur e përmend luftën në Ukrainë.

Sipas tij, të gjithë ushtarët e brigadës janë dërguar në Ukrainë, përveç “vajzave, rekrutëve të rinj dhe stafit administrativ”.

Sipas tij, shumica i kanë nënshkruar kontratat nën presion.

“Pjesa më e madhe e tyre janë transferuar në Ukrainë, teksa kanë qenë duke kryer stërvitjet në Bjellorusinë fqinje”, ka thënë ai.

Sipas Astashovit, brigada ka pasur rreth 1.500 trupa dhe tani numri i të vdekurve shkon në “të paktën disa qindra”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë, ka transformuar aleanca, ka ndryshuar strategjitë ushtarake të Perëndimit, ka goditur ekonominë globale dhe e ka përshpejtuar rënien e Rusisë në udhëheqësi autoritare.

Kjo luftë ka shpërfaqur edhe dobësinë e forcave ushtarake të Rusisë.

Zyrtarisht, Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar vetëm një herë të dhëna për viktimat e luftës.

Sipas një deklarate të 25 marsit, autoritetet ruse kanë thënë të kenë regjistruar 1.351 viktima dhe mbi 3.800 të plagosur

Megjithatë, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, Ëilliam Burns, ka thënë muajin e kaluar se beson që Rusia mund të ketë humbur të paktën 15.000 njerëz dhe të ketë të plagosur rreth 45.000 ushtarë.

Këto shifra janë përmendur sërish këtë muaj nga zyrtarë tjerë amerikanë.

“Mund të sugjerojmë se rusët mund të jenë përballur me 70-80.000 viktima në më pak se gjashtë muaj”, u ka thënë një zyrtar amerikan gazetarëve.

“Këto shifra janë kombinim i të vrarëve dhe të plagosurve. Ky numër mund të jetë pak më i madh ose pak më i vogël, mirëpo aty diku është, dhe përbën shifër të konsiderueshme, duke marrë parasysh se rusët nuk kanë arritur asnjërën prej objektivave të presidentit rus, Vladimir Putin, të cilat i ka bërë të ditura në fillim të luftës”.