Kryepeshkopi Anastas Janullatos pëson atak kardiak

Kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ai është shtruar me urgjencë në spitalin “Hygeia” në kryeqytet, pasi ka pësuar një atak kardiak në zemër.

Agjencia e lajmeve kishtare raporton se ai ka vendosur dy stenda në zemër dhe tashmë është në gjendje më të stabilizuar.

Sipas Romfea.gr, Janullatos tashmë 90-vjeç, kishte shfaqur probleme me zemrën përgjatë kohëve të fundit