Beograd, 10. marta 2019. - U Patrijarsiji je jutros poceo sastanak predsednika Srbije Aleksandra Vucica, premijerke Ane Brnabic i sefa diplomatije Ivice Dacica sa patrijarhom Irinejem i clanovima Sinoda Srpske pravoslavne crkve. Sastanku prisustvuje i generalni sekretar predsednika Republike Nikola Selakovic. FOTO TANJUG/ SAVA RADOVANOVIC/ bk
Megjithëse ka deklaruar tha se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Malit të Zi, Presidenti serb Aleksandar Vuçic, dërgoi mesazhe kërcënuese shumë të ashpra në një konferencë për shtyp pas takimit me Patriarkun serb Irinej, me rastin e ngjarjeve aktuale me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Përveç Vuçiç, edhe Patriarku Irinej gjithashtu dërgoi mesazhe shumë të rrezikshme në Mal të Zi.
“Sa i përket situatës në Mal të Zi, ne e kuptojmë pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe. Ne duhet të jemi më të kujdesshëm, sepse ne nuk duam ta bëjmë atë që na bënë “, tha Vuçiq, duke shtuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Malit të Zi, pasi, siç thekson ai, Mali i Zi shkeli integritetin territorial të Serbisë kur njohu pavarësinë e Kosovës.
Ai mendon se është e paarsyeshme që politikanët të krijojnë kisha të reja.
“Ju nuk mund ta kuptoni që politikanët po themelojnë kisha dhe nuk po ndalen këtu, por ata mendojnë se është e nevojshme të konfiskohet prona e një kishe që, në rastin më të keq, ka një shtet shekullar mbi të, për të mos përmendur provat përmes letrave të ndryshme që prona i përket asaj. Kjo është diçka e vështirë për popullin serb, ku dikush po përpiqet të krijojë një kishë të re në Mal të Zi. Qëllimi është që populli serb të zhduket atje në 10 vjet. Ky është vetëm fillimi, pas kësaj ju do të keni një përpjekje për të krijuar një Kishë Ortodokse në Kosovë, Bosnje, Kroaci … Ne kurrë nuk kërcënojmë askënd, ata vetëm kërcënojnë popullin tonë. Nuk do të ketë stuhi të reja dhe përndjekje të popullatës serbe,” tha Vuçiç.
Populli serb, shton ai, nuk dëshiron të ndahet nga atdheu.
“Eshtë një komb unik kudo ku jeton. Eshtë shumë e rëndësishme për ne që Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë vendet më afër njëra-tjetrës, ndaj ata duhet të kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për ne”, theksoi Vuçiç.
Patriarku serb Irinej deklaroi se “gjendja e popullit serb dhe kisha serbe në Mal të Zi është më e vështirë se kurrë në histori”.
“Ajo që po ndodh sot në Mal të Zi nuk ka qenë gjatë Perandorisë Osmane, madje as gjatë komunizmit. Qëllimi është të dëbohet populli serb, siç vepruan ustashët në Kroaci, dhe të shkatërrojnë Kishën Ortodokse Serbe (KOS)”, u shpreh Patriarku Irinej.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…