KRYESORE

Kryepopi serb në panik: Irinej :”Edhe më tragjike është se nëse kanë sukses në Malin e Zi do të kenë edhe në Kosovë”

Patriarku serb Irinej vlerësoi se me Ligji për liritë fetare në Malin e Zi dëshirojnë që të dobësojnë ndërgjegjen për prejardhjen serbe edhe emrin dhe ajo që është edhe ma tragjike nëse ia dalin të kenë sukses në Malin e Zi, këtë do të aplikojnë edhe pushteti në Kosovë, shkruan B92.

“Mali i Zi dikur ishte pjesa elitë e popullit serb, tash kanë hyr në atë jetë që mohojnë historinë e vetë. Raportet tona ishin vëllazërore, për fat të keq në to u përzier politika, e dimë cila dhe me dëshirën që të ndaj Malin e Zi nga Serbia, ajo që është më tragjike që nuk mund të arsyetohet, Mali i Zi pranoi Kosovën shqiptarëve dhe pjesëmarrjen e presidentit malazez në Kosovë në disa faza. Nuk mund të sqarojmë këtë qëndrim dhe atë shikim ndaj Serbisë të malazezëve ndaj popullit edhe historisë serbe. Unë shpresoj se kjo është re e zezë që është mbi Malin e Zi dhe do të kalojë sepse populli nuk do të humbas gjurmët serbe atje” ka thënë Irinej për “Lajmet” e Frankfurtit.

Ai tha se pushteti malazez po bënë me objektet e shenjta atë që askush se ka bërë. “Edhe armiqtë më të mëdhenj nuk kanë sulmuar të hyjnë në manastire sepse edhe ato edhe pasuria iu takon popullit. Kjo nuk kontestohet, sikur objektet e Serbisë janë te shtetit tonë. Çka duan më këtë vetëm ata e dinë, me gjasë duan të dobësojnë ndërgjegjen rreth prejardhjes serbe dhe emrit serb dhe më tragjike është se nëse këtu kanë sukses atë do të aplikojnë edhe në Kosovë. Kjo është tragjedi, me gjasë këtë dikush e ka menduar, lus Zotin që të vinë në mendje dhe ndalojnë nga ajo që synojnë “, tha Irinej.

Kosova sipas Irinej mbetet plaga e madhe e popullit serb , historisë dhe kulturës.

“Për fat të keq, Kosova është e okupuar, unë kam udhëtuar para disa jave në Patriarkanen e Pejës.,më kanë mbajtur dy orë në kalim duke mos dashur të më lejojnë. Unë nuk kisha leje për hyrje, mua që jam patriark dhe rezidencë Patriarkana e Pejës dhe që kam jetuar 15 vjet në Kosovë nuk mu lejua hyrja në territorin e Kosovës, pas intervistës më lejuan” “, tha Irinej.

Ai përmend në intervistë edhe gjendjen aktuale të popullit serb dhe mungesën e tij në vendet kur dikur ishte ne numër të madh.

“Populli u dëbua nga Kosova dhe ky është lëshimi më i madh i kreut shtetëror që nuk vendosi kusht për bisedime kthimin e popullatës në Kosovë, që të ju rindërtohen shtëpitë dhe pronat që janë shkatërruar dhe të kthehen banorët“, tha ai.

Irinej tha se loja rreth Kosovës është lojë e madhe dhe dëshira e shumë prej tyre është rrëmbimi i sajnga Serbia.

“Ajo që është komike e tragjike , kërkohet të heqim dorë nga Kosova. Njeriu normal nuk mund të heq dorë nga shtëpia edhe vendi i vetë. Ajo është vendi ynë i shenjtë vendi me më së shumti objekte të shenjta, Peja, Deçani, Graçanica dhe shumë objekte tjera, që i kanë takuar historisë dhe kulturës serbe. Sot ata që nuk kanë kulturë dhe histori të vetë duan që ne të heqim dorë nga kultura jonë“, tha Irinej.

Patriarku tha se lufta është e madhe, se presidenti Vuçiq po lufton trimërisht që të gjejë zgjidhjen më të mirë për Kosovën por mbetet të shihet si do përfundoj e gjithë kjo në fund.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago