Gjatë vizitës së tyre në Beograd i dërguari Special i BE për dialogun, Miroslav Lajcak dhe i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, kanë takuar kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije.
Në këtë takim Lajcak ka treguar se me klerikun serb kanë diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë nga ana tjetër kleriuku seb ka reaguar ashpër në lidhje me këtë takim., doktori i shkencave politike, boshnjaku, Jasmin Mujanoviç, duke e cilësuar si një vendim të tmerrshëm, meqë sipas tij, nuk duhet që të faktorizohen drejtuesit e institucioneve fetare për çështje që ndërlidhen me politikë.
Pas këtij takimi ka folur edhe vetë patriarku serb, Porfirije, i cili ka thënë se për serbët “Kosova është ajo çfarë Jerusalemi është për Izraelin.
“Për serbët, Kosova është çfarë është Jerusalemi për hebrenjtë dhe patriarkana e Pejës për Kishën Ortodokse është çfarë është Vatikani për Kishën Katolike”, ka thënë Porfirije për mediat serbe.
Ndër të tjera ai ka thënë se Kosova, “Srpska Republika” dhe Mali i Zi janë të një rëndësie vitale për Serbinë, derisa ka drejtuar akuza drejt Prishtinës zyrtare se Kosova është e pa interesuar për dialog.