POLITIKE

Mediat turke: Harun Çelik u soll prej shërbimeve sekrete turke nga Shqipëria

Largimi natën, në ditë pushimi, me një vendim të papritur të mësuesit turk Harun Çelik është mbuluar gjerësisht nga mediat turke, të cilat kanë një version tjetër nga shteti shqiptar.

Mediat turke raportojnë se “paketimi i Harun Çelik ishte një operacion i shërbimit sekret turk MIT“, ndryshe nga sa është thënë me reagime të copëzuara nga policia shqiptare, raporton abcnews.al.

Një ndër mediat më të mëdha online në Turqi si “Internet Haber” shkruan: “Harun Çelik u soll në Turqi përmes një operacioni i shërbimit sekret turk MIT”.

Media turke raporton se shokët e Harunit e ndoqën makinën e policisë me vrap teksa ai dërgohej në aeroport.

“Karar” gjithashtu shkruan se ishte shërbimi sekret turk ai që dërgoi Harun Çelikun në Turqi dhe jo autoritetet shqiptare.

Deri më tani versioni për dëbimin e mësuesit turk i servirur në media nga shteti shqiptar ka qenë se “ai u deportua pasi kishte mbaruar dënimin këtu”, por ky raportim i mediave turke duket se i ndryshon gjërat duke nxjerrë në pah skenarin e përfshirjes së shërbimeve sekrete turke në këtë operacion, gjë për të cilën shteti shqiptar duhet të japë shpjegime.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago