Kryetarët e komunave të Kosovës sot kanë zhvilluar një takim virtual me kreun e Qeverisë, Avdullah Hoti, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadanin.
Në këtë takim sipas njoftimit është diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19, ku Qeveria pritet që së shpejti të merr masa të reja në luftimin e COVID-19
Në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, thuhet se kryetarët e komunave i mirëpriten vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës, por kërkuan që këto vendime të jenë mirë të menduara dhe të adresuara në atë mënyrë që i ndihmojnë përmirësimit të luftimit të gjendjes me COVID-19.
Kryeministri, Avdullah Hoti edhe në këtë takim para Kryetarëve të Komunave i ngriti shqetësimet dhe sfidat me kapacitet të cilat i ka sistemi shëndetësorë e të cilat janë në limitet e fundit sa i përket kapaciteteve të shtretërve për trajtimin e pacientevëve me COVID – 19 dhe jemi në një situate të rëndë epidemiologjike.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në këtë takim tregoi disa nga vendimet të cilat pritet të merren në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
Këto vendime pritet të vijnë për shkak të rritjes së numrit të madh të rasteve e të cilat në ditët në vijim pritet të jenë shumë kritike.
Drejtori i IKSHPK-sw, Naser Ramadani bëri thirrje që masat të cilat janë të rekomanduara nga ana e Institutit e të cilat janë bartja e maskave, distanca dhe higjena personale të jenë masat më të mira të mbrojtjes nga COVID-19
Njoftimi i plotë:
KRYETARËT E KOMUNAVE U DAKORDUAN PËR MASAT E REJA ANTI-COVID19
Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kryetarët e Komunave kanë zhvilluar takimin virtual të radhës me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti.
Në këtë takim morën pjesë Kryetarë të Komunave, Kryeministri i Kosovës z. Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj dhe Drejtori i IKSHPK z. Naser Ramadani.
Temë e këtij takimi ishin rritja e numrit të rasteve me COVID – 19 në javët e fundit si dhe masat e reja të cilat pritet ti merr Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së rasteve të Covid-19 dhe uljen e numrin të rasteve.
Takimin e kryesoi Zëvendës Kryetari i AKK-së z. Xhafer Gashi i cili në pika të shkurta paraqiti adresimet e fundit nga komunat për rivlerësim të masave. Në këtë prizëm ai tha se Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkesë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë z.Armend Zemaj dhe Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike z.Agim Veliu ka kërkuar rishqyrtimin e masave Anti-Covid19.
Këto kërkesa janë adresuar edhe në takimin e fundit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID -19.
Kryeministri z.Avdullah Hoti edhe në këtë takim para Kryetarëve të Komunave i ngriti shqetësimet dhe sfidat me kapacitet të cilat i ka sistemi shëndetësorë e të cilat janë në limitet e fundit sa i përket kapaciteteve të shtretërve për trajtimin e pacientevëve me COVID – 19 dhe jemi në një situate të rëndë epidemiologjike.
Po ashtu në këtë takim, kryetarët e komunave u njoftuan për vendimet e reja të cilat pritet të merren nga Qeveria e Kosovës e të cilat janë adresuar nga Kryetarët e Komunave.
Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj, në këtë takim tregoi disa nga vendimet të cilat pritet të merren në mbledhjen e fundit të Qeverisë. Këto vendime pritet të vijnë për shkak të rritjes së numrit të madh të rasteve e të cilat në ditët në vijim pritet të jenë shumë kritike.
Kryetarët e Komunave në anën tjetër i mirëpriten vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës, por kërkuan që këto vendime të jenë mirë të menduara dhe të adresuar në atë meënyrë që i ndihmojnë përmirësimit të luftimit të gjendjes me COVID-19. Në këtë takim po ashtu u adresuan shumë çështje të tjera nga Kryetarët e Komunave e cilat kërkojnë një vëmendje e adresim të shpejtë nga ana e Qeverisë.
Në fund të këtij takimi z. Naser Ramadani bëri thirrje që masat të cilat janë të rekomanduara nga ana e Institutit e të cilat janë bartja e maskave, distanca dhe higjena personale të jenë masat më të mira të mbrojtjes nga COVID-19.