POLITIKE

Kryetari i AKK-së për mosekzekutimin e pagave: Deri më tani kësi praktika nuk ka pasur

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i ka bërë thirrje Qeverisë të veprojë urgjentisht në procedimin e pagave për mësimdhënës.

“Gjatë këtyre ditëve të fundit AKK-ja, ka pranuar shumë shqetësime nga kryetarët e komunave, por ne veçanti nga drejtoret komunal të arsimit edhe ata të financave, sa i përket mos ekzekutimit të pagave ndaj sektorit të arsimit. Komunat e Republikës së Kosovës, kërkojnë që niveli qendror mos të përzihet në kompetencat e autoriteteve lokale. Duhet ditur, por edhe ritheksuar se punonjësit arsimor, si punëdhënës e kanë komunën e Republikës së Kosovës, d.m.th. komuna është përgjegjëse ndaj zyrtarëve komunal por edhe ndaj mësimdhënësve. Përket arsye kryetaret e komunave kërkojnë që sa më shpejt që është e mundur që pagat e sektorit të arsimit të ekzekutohen, në mënyrë që të dalim nga kjo situatë e cila është kryer gjatë këtij muajit të fundit”, ka thënë Ibrahimi për IndeksOnline.

Ai bëri të ditur se Komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe përgjegjëse për ndalesat eventuale sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa Ministria e Financave është vetëm ekzekutuese e pagave.

“Deri me tani kësi lloj praktikash nuk ka pasur, të gjitha listat e pagave, të cilat janë dorëzuar nga niveli lokal tek thesari i shtetit, janë ekzekutuar pa asnjë problem, kjo është praktika e parë e cila është duke ndodhur në Republikën e Kosovës, kur lista e pagave e cila është dërguar nga komunat e Republikës së Kosovës në thesar për ekzekutim nuk është ekzekutuar. Kompetencat janë të ndara, niveli lokal i përgatit listën e pagave, kurse niveli qendror vetëm i ekzekuton. Niveli qendror nuk ka të drejtë të ndërhyjë në listën e pagave. Nëse dikush mendon që ka parregullsi, atëherë janë asosacionet tjera që duhet të mirën më gjetjen e këtyre parregullsive”, vijoi ai


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

11 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

16 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

19 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

19 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

20 orë ago