Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa i ka reaguar Marko Gjuriqit, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili tha se “serbët në Kosovë janë grupi etnik më i persekutuar në Evropë”.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të dëshironte që shqiptarët në Luginë të Preshevës t’i kenë të drejtat e serbëve në Kosovë.
“Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, z. Marko Gjuriq, paska deklaruar se ‘serbët në Kosovë janë grupi etnik më i persekutuar në Evropë’. Unë jam gati ta marrë përgjegjësinë për t’i shndërruar shqiptarët e Luginës së Preshevës si ‘më të persekutuarit në Evropë’ sipas standardeve të z. Gjuriq, duke e firmosur dokumentin me atë dhe me shefin e tij, që garanton të drejtat e njëjta kushtetuese dhe ligjore për shqiptarët në Serbi, sikurse ato të serbëve në Kosovë. Si i persekutuar i vërtetë që jam, orën dhe vendin e firmosjes së dokumentit ua lë natyrisht atyre”, ka shkruar Mustafa.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës po ballafaqohen me cenim edhe të drejtës për të jetuar në tokat e tyre. Ka kohë që atyre edhe u fshihen adresat e vendbanimeve dhe me këtë rast, humbin edhe të drejtën për nxjerrjen e dokumenteve personale. Në Kosovë, serbët dhe komunitetet tjera joshumicë, ndër të tjera kanë edhe vende të rezervuara në Kuvend.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…