POLITIKE

“Shkarkimi i kreut të Bashkësisë Islame të Mqedonisë në fakt është lojë nën regjinë e tij”

Skender Buzaku, i cili vitin e kaluar nga gjykata në Shkup u shpall si kryetar legjitim i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, vlerëson se mbledhja e sotme e Rijasetit ku u shkarkua Sulejman Rexhepi në fakt është një lojë në regji të vetë Rexhepit.

Ai e konteston ushtruesin e detyrës së kryetarit Shaqir Fetahu, duke vlerësuar se “kriminelët që kanë bashkëpunuar me Sulejman Rexhepin, nuk mund ta pastrojnë BFI-në nga krimi”. Buzaku pretendon se është kryetar legjitim i BFI-së dhe është i bindur se procedurat gjyqësore që janë në vijim tani do të shkojnë më shpejtë.

“E tërë bota e din se vitin e kaluar kishte mbledhje, shkarkim të Sulejman Rexhepit dhe kishte emërim të kryetarit të ri të Bashkësisë Fetare Islame”.

“Prej sot ne mund të shpallim fitore, sepse Sulejman Rexhepi nuk është më palë në kontestin gjyqësor që e kemi ne me të. Në këtë aspekt kjo është një fitore”, deklaroi, Skender Buzaku.

Ai poashtu akuzon Rexhepin për malverzime të shumta me mjete të BFI-së, kurse është i bindur se ai dëshiron të kthehet sërish pas disa muajve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago