Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri është i bindur se partia e drejtuar nga Isa Mustafa është unike. Ai mendon se Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku që nuk u pajtuan me prishjen e koalicionit me VV’në, nuk largohen nga kjo parti për një proces politik.
“Është fakt që Vjosa Osmani e ka dhënë mendimin e vetë duke kërkuar kohë shtesë që palët t’i shtjerrin të gjitha mundësitë për të shtyrë mocionin”, shpjegoi Haziri në emisionin Pressing në T7.
“Ajo këtë qëndrim e ka nga parimet e saj politike, në konsistencën politike”, theksoi ai.
Haziri konfirmoi abstenimin e ministrit Lumir Abdixhiku për të cilin tha se ka bërë punë të mirë.
“30 anëtarët e tjerë janë unik”, theksoi i pari i LDK’së.