FOTO&VIDEO

Ambasada amerikane: Adem Demaçi dhe Martin Luther King, ikonat e të drejtave të njeriut

Ambasada amerikane në Prishtinë përcolli një paralele mes dy ikonave të lirive njerëzore, ndonëse në kohë, popuj e kauza të ndryshe, por me parime të ngjashme. Fjala është për Adem Demaçin dhe Martin Luther King.

“’Nëse duam lirinë, ne, vetë ne, duhet të jemi krijuesit e lirisë sonë. Faktori i brendshëm është parësor për lirinë e fituar dhe faktori i jashtëm është sekondar. Ky është ligji i jetës që nuk ndryshon dhe nuk do të ndryshojë për hir të askujt, madje më pak për hir të vetes sonë’. -Demaçi.

Martin Luther King, Jr. ishte një nga avokatët më të njohur të shekullit XX për ndryshime shoqërore jo të dhunshme. Përmes aktivizmit dhe fjalimeve të tij inspiruese, ai luajti një rol kryesor që t’i jepej fund ndarjes ligjore të shtetasve afrikano-amerikanë në Shtetet e Bashkuara, si dhe krijimin e Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964 dhe Aktit për të Drejtat e Votimit. King shkroi në ‘Letrën nga Birmingham Jail’ në vitin 1963: ‘Ne e dimë përmes përvojës së dhimbshme se liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit’”.

Adem Demaçi ishte një aktivist dhe shkrimtar i shquar për të drejtat e njeriut. Ai kaloi 28 vjet në burgje të ndryshme në ish-Jugosllavi për mbrojtjen e tij pasionante të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej ai mbeti kundërshtar i betuar i politikës së hakmarrjes dhe urrejtjes kombëtare”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë së Uashingtonit në Prishtinë.

Kujtojmë se ditë më parë, u shënua 2-vjetori i ikjes nga kjo jetë të aktivistit kosovar. Ndryshe, ai është krahasuar dhe me Mandelën e Afrikës së Jugut, edhe për shkak të viteve të gjata të burgut. E tani krahasohet me tjetër figurë, siç është ajo e Martin Luther King.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

22 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago