Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifaj, ka thënë se ka bërë pak ironi dhe humor kur ka thënë se Komuna do ta realizojë dhënien e banesave për çiftet e reja.
Ai ka thënë se gjatë diskutimit, i është kujtuar premtimi i Kurtit për të njëjtën gjë, dhe se e ka përmendur sa për ironi dhe për ta “dinamizuar” seancën me një dozë humori.
Sqarimi i plotë:
Por, ky “superlajm” që po e lexoni sot, është vetëm për klikime dhe nuk është i vërtetë.
Meqë dje e votuam Planin Zhvillimor Komunal, dokumentin strategjik, i cili do të pasohet me ndërtime e banesa të larta, gjatë diskutimit, për një moment m’u kujtua Albin Kurti dhe premtimi i tij rreth asaj që kinse ”çdo çifti të ri do t’i dhurohet nga një banesë e re”.
E thashë me vete që “nëse kryeministri nuk e realizon, do ta realizoj unë në Rahovec, duke u munduar që seancës dinamike t’ia jap një dozë humori”.
Kujtojmë se premtimi elektoral i kryeministrit Albin Kurti, në vitin 2021 ka qenë: “Do t’i ndërtojmë katër mijë banesa për çiftet e reja, do të jetë një projekt i madh”, i cili tani është në përfundim të mandatit të tij dhe nuk ia ka filluar as procedurave të dokumentacionit rreth këtij premtimi, e për fillimin e punimeve nuk po flas.