POLITIKE

Kryetari i ri i PDK-së me mbi 300 mijë euro kriptovaluta

Memli Krasniqi, kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, në deklarimin e fundit të pasurisë, ka deklaruar mbi 300 mijë euro në formë kriptovalutash.

Në deklarimin e pasurisë, Krasniqi ka deklaruar një apartament në emrin e tij dhe një shtëpi me 2.86 ari truall, nën pronësi të përbashkët. Vlera e apartamentit, sipas tij, është rreth 100 mijë euro, ndërsa shtëpia me truall 155 mijë.

Ai ka deklaruar bibliotekë personale në vlerë prej 12 mijë e 500 eurosh dhe piktura e vepra arti në vlerë 6000 euro. Vetura VW Tiguan e vitit 2018 është deklaruar në vlerë 25 mijë eurosh.

Pos kësaj, Krasniqi ka deklaruar edhe 35 për qind të aksioneve në “Hit Crossfit”, që ka thënë se ka kapital në vlerë 5000 eurosh.

7600 euro i ka deklaruar si para t gatshme në bankë.

Ai ka thënë po ashtu se ka dy kredi në vlerë 95 mijë euro me obligim për shlyerje deri në vitin 2025. Ka deklaruar se i ka marrë për blerje e renovim të shtëpisë. Bashkëshortja e tij është në kredi prej 23 mijë eurosh për “blerjen e veturës”.

Krasniqi ka deklaruar pagë vjetore 30 mijë euro si deputet në Kuvend, ndërsa te bashkëshortja ka thënë se merr pagë 12 mijë euro nga Instituti Albanologjik e 5400 euro honorar.

Te të dhënat të tjera, ai ka deklaruar kriptovaluta të shumta: 1.5 BTC, 100 ETH, 100 BNB, 400 DOT, 1000 ETC, 50 LTC, 500 CAKE, 300 LINK, 50 EGLS, 10000 XRP, 20 XMR, 1000 XTZ, 4000 BAKE, 500 QTUM, 20 DASH, 10000 XLM, 10000 MATIC, 2500 IOTA, 1000 CRV, 50000 TRX, 250 SNTVT, 20 ZEC, 100 UNI, 4000 NWC, 2000 ALGO, 500 EOS, 30 BLZD, 20000 RSR, 200 HYPR, 500 SXP, 20 ACS, 1000 ALLOY, 200 SLME, 2000 POWR, 20000 XVG.

Vlera e përgjithshme e tyre tejkalon 330 mijë euroshin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago