Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar se auditori Ilir Mulhaxha, sot i kanë tërhequr mjetet nga xhirollogaria e Telekomit të Kosovës.
Veprimin e tilllë, Balaj e quajti qyqar, por nuk la pa përmendur as shefin e Z-Mobile, Blerim Devollin.
Si rezultat i këtij veprimi, Balaj thotë se nga sot kanë mbetur pa paga 3500 punëtorë dhe po rrezikohet në thelb siguria kombëtare e komunikimit.
Tutje, kryetari Balaj tha se kompania Z-Mobile kurrë nuk do të kthehet në Telekom dhe se këtë gjë nuk do ta lejojnë punëtorët.
Me datën 15 të këtij muaji i janë bllokuar llogaritë bankare Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi privat për rastin me Z-Mobile.
Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionë eurosh ndaj kompanisë Dardafon.net, e cila kishte fituar rastin në Arbitrazh.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të kryetarit Balaj:
Miq,
Veprimi dhe guximi I sotëm I Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjete nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqarë. Sot praktikisht kanë mbetë pa paga 3500 punëtore me familjet e tyre si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit.
Një gjë mund t’ju sigurojmë se, KURRË nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse Shteti ju është dorzuar Dardafonit , Ne së bashku me juve miqë dhe punëtore NUK do të dorzohemi.
Shihemi të enjten…!
Telekomi është i Popullit të Kosovës!