LAJME

KUJDES! E mërkura dita më e nxehtë, temperatura ekstreme mbi 42 gradë

Java ka nisur e nxehtë dhe me temperatura të larta, duke shënuar sot edhe viktimën e parë në Memaliaj, por sipas meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja, nesër do të jetë dita më e nxehtë e javës dhe ndoshta e të gjithë korrikut. Në Ditarin e Denisa Pashollit, ajo theksoi se e mërkura dhe enjtja do të jenë ditë me temperatura ekstreme edhe në zonat malore.

“Presim mbi 41 gradë në Elbasan, Berat e Gjirokastër. Nesër mund të jetë dita më e nxehtë e muajit korrik, do të kemi plot ditë të nxehta. Korriku do të jetë i gjithi me ditë të nxehta dhe shumë të nxehta. Nesër 42 gradë Shkodra, Kopliku, Fushë Kruja, Tirana, Elbasani, Berati. Po ashtu Gjirokastra, Tepelena pritet të shënojnë temperatura 42 gradë. Nesër do të jetë dita më e nxehtë. Nesër rritja më e ndjeshm do të jetë në zonat malore, Hasi, Kukësi, Peshkopia, Burreli shumë pranë 40 gradëve”.

Sipas saj vala e nxehtësisë konsiderohet globalisht si vrasës i heshtur dhe apelon që edhe në vendin tonë të merren masa sikurse në Kosovë.

“Vala e nxehtësisë nuk konsiderohet mot ekstrem, por globalisht konsiderohet vrasës i heshtur se vret qindra mijëra jetë njerëzore në vit. Patjetër që duhet të merren masa, përshëndes Kosovën”.

Meteorologia jonë këshillon qytetarët që të mos dalin apo të lëvizin në orët e pikut të nxehtësisë nga ora 10-17.

Ndëkaq nesër pritet që qeveria të deklarojë masat për mbrojtjen nga temperatura të larta. Burime për A2 bëjnë të ditur se pritet shkurtim i orarit të punës për administratën publike nga 9.30-15.30 dhe të premte 9.30-13:00.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

41 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago