Stafi mjekësor në Kinë po kalon ditë të vështira duke u përballur 24/7 me koronavirusin i cili deri më tani ka marr jetën e mbi 250 personave ndërsa ka prekur mbi 10 mijë të tjerë.
Teksa numri i rasteve të prekura me koronavirusin e ri ka tejkaluar epideminë e Sarsit, stafi mjekësor po përballet me një situatë të paprecedentë. Gjendja e emergjencës ka detyruar stafin që të punojë natë e ditë për t’u shërbyer njerëzve të prekur, duke harruar veten e tyre.
Ata janë fotografuar në gjendje të tmerrshme, duke fjetur në çdo cep të spitalit.
Madje ata janë të detyruar që edhe disa shërbime vetjake t’i kryejnë brenda spitalit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur të enjten emergjencë globale për këtë virus.
Sipas saj, përveç Kinës, në gjithë botën është raportuar për 98 persona të infektuar, por jo edhe për vdekje.