LAJME

Kujdestarja azilante/ Historia e pazakontë e gruas që u shërbeu për 40 vite të moshuarve dhe iu bë vendi i punës si shtëpi

Një histori jo e zakontë kur vendi i punës kthehet në shtëpinë tënde.

Kristi Gongo: Për sa të moshuar je kujdesur?

Sofie Pano: Shumë, për shumë jam kujdesur. Sot jam vetë këtu.. Më mbajnë një çik me hatër se thonë je personeli ynë… (qesh)

Sofie Pano që në moshën 25 vjeçare ka punuar në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër për mbi 4 dekada. E sot prej më shumë se 1 viti jeton aty. Një kthesë e fortë jetësore. Koleget e saj të mëparshëm i ka kujdestarë, e të moshuarve që ju rrinte mbi kokë shok.
Sofia dikur është kujdesur dikur për Gëzimin, ndërkohë sot ndajnë të njëjtën shtëpi të moshuarish bashkë. Si është raporti juaj?

Si është kujdesur Sofia për ju?

Gëzimi: Normalisht si të gjitha gratë, por sot në shpërblim të asaj që na ka bërë ne unë i përgjigjem… më mbushen sytë me lot, na ka shërbyer! Ne kemi nevojë për shoqëri, për njëri tjetrin…

Sofia është rritur në një familje të madhe. Edhe në punë pati të njëjtin fat. Mirëpo kjo grua që i kushtoi jetën kujdesit ndaj të moshuarve, tashmë e gjen veten në të njëjtin vend si ta. Pensionin po e kalon aty, pa e besuar më parë; për shkak se emigracioni e ka larguar me gjakun e saj.

Sofie Pano: Unë jam gjirokastrite me origjinë, por e kam pasur babin oficer e transferuan në Tiranë pastaj në Shkodër. Jemi 13 fëmijë, 6-7 kemi lindur në Shkodër. Vëllezër e motra I kam jashtë shtetit. Nuk kam dashur të shkoj te ta, më mirë në shtëpinë tënde.

Kristi Gongo: E quan shtëpi?

Sofie Pano: Shtëpi e quaj. Kam punuar për 42 vjet në azilin e Shkodrës dhe nuk e kam ndërruar. Më kanë dashur, më kanë respektuar dhe i kam dashur e respektuar!

67 vjeçares ju përforcua mendimi për të jetuar në shtëpinë e të moshuarve kur mësoi diagnostikimin me kancerin e gjirit.

Qëndrimi në mjedisin që e njeh shumë mirë, ja bëri më të lehtë përballjen me sëmundjen…

Sofie Pano: A rrihet vetëm? Mirë dita por nata nuk i dihet… Unë burrë e fëmija skisha. Edhe u sëmura. Janë kujdesur për mua kujdestaret, drejtori për seancat e kimios vinin me mua në Tiranë. Më në fund ja dola!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

7 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

20 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago