Një grup i xhudisteve nga Kombëtarja e Kroacisë po qëndron në Pejë.
Në krye me trajnerin Dragan Crnov, ato kanë ardhur në Kosovë për tu stërvitur me trajnerin Driton Kuka dhe xhudistet kosovare.
Trajneri Driton Kuka përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pas luftës Kroacia e ndihmonte Kosovën në sport, ndërsa tani atë të mirë po ua kthen përmes xhudos.
“Croatian National team in Peja!
Çdo të mirë po jau kthejmë miqve!
Kroacia pas përfundimit të luftës na kishte hapur rrugën për pjesëmarrje në gara kur askush sna lejonte!
Tash Kroacia po vjen tek ne për stërvitje Elitare …
Its great having Croatian team in our city
Thanks to Croatian Coach @dragan.crnov” shkruan Kuka në Facebook.