FOTO&VIDEO

Kuksianët rrezikojnë jetën çdo ditë, banorja: Më thonë kosovarët “a je tranu oj lokë”

Një pamje e tillë, ku qytetarët kalojnë trafikëndarësen për të kaluar në anën tjetër rrugës së Kombit janë të përditshme

I ri apo i moshuar nuk ka rëndësi. Rrezikun e ndërmarrin përsipër të gjithë. Shtëpitë, pronat, tokat bujqësore madje edhe varrezat janë të ndara nga Rruga e Kombit dhe pa akses dytësor.

Kjo për një asrye. Në zonë nuk ka mbikalime dhe nënkalime.

“E kemi vënë veten në rrezik nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk ka as mbikalim as nënkalim”, thotë një banore.

“Më thonë kosovarët a je tranu oj lokë a, sjam tranu, po skam ku kaloj. Një mbilkalim duhet me e vonë”, shprehet e revoltuar një tjetër banore.

Janë dy lagjet e Kodër Lumes e Rexhepaj në Kukës që përballen me këtë rrezik. Banorët nuk kanë reshtur së kërkuari zgjidhje.

“Se kush e ka fajin, ne duam të vejë rrugën dytësore siç e ka gjithë bota”, thotë banori, ndërsa të tjerë paralajmërojnë me bllokimin e rrugës nëse nuk merren masa.

Javët e fundit kompania koncesionare po mbyll me barriera metalike të gjitha shtigjet që kishin akses në autostradë, por sërish pa u krijuar banorëve në këto zona mundësinë për të lëvizur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago