Sot është publikuar edhe një dokument i Qeverisë së Kosovës, që tregon se si janë paguar disa personalitete gjatë luftës në Kosovë.
Këto dokumente që po publikohen nga familja e Haki Imerit – veprimtarit të LDK-së i vrarë menjëherë pas luftës, shfaqin milionat e Qeverisë së Përkohshme të cilat i kanë dhuruar disa për luftë e disa të tjera edhe për paga paushalle.
Familja Imeri thotë se Flamur Gashi i cili në këtë dokument paguhet në mënyrë paushalle ka marrë 4 mijë e 600 marka nga Isa Mustafa.
Gashi sipas familjes Imeri duhet të jetë vëllai i Arben Gashit, tash deputetit të LDK-së.
Postimi i plotë:
Flamur Gashi sipas te gjitha gjasave eshte vellau i shefit te Grupit Parlamentar te LDK-se Arben Gashit.Pra zanafilla e bashkepunimit te gasheve me Isa Mustafen ka nje pike permbajtesore e ajo eshte fondi 3%.Tregimi i gjithe kesaj historie eshte fakt i pamohuar sot ;se aspirata e kahmotshe e klanit te Bujar Bukoshit per ta pushtuar LDK-en qofte edhe duke shperdoruar fondin e 3% per nevoja te brendshme te klanit Bukoshi Mustafa eshte bere realitet .Me fjale tjera Arben Gashi ka ardhe gati ne krye te LDK-se jo fale meritave e kontributeve qe i ka dhene per LDK-se dhe per Kosoven , por ne saj te nje fare lidhje te vjeter bashkepunimi me klanin e Bukoshit dhe Mustafes.