LAJME

Vrasja e emigrantit afrikan që tronditi Italinë, thirrje për drejtësi

Një emigrant nigerian në Itali është rrahur për vdekje në mënyrë brutale nga një shtetas italian.

Vdekja e tij në Italinë qendrore, ku ishte shitës ambulant, ka ngjallur neveri te mjaft qytetarë.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në internet kanë shkaktuar dhe reagimin e fortë të qytetarëve në rrjetet sociale.

Në videot në internet shihet një person i cili e kishte vënë poshtë dhe po rrihte në mënyrë brutale emigrantin e shtrirë në tokë, i cili më pas humbi jetën.

Dëshmitarët e kësaj skene të neveritshme kanë filmuar momentet e dhunës dhe askush nuk ka ndërhyrë të ndalë dhunën e shtetasit italian ndaj shtetasit nigerian.

Një 32-vjeçar italian është arrestuar si i dyshuar me akuzën për vrasje.

Videoja e sulmit, ka tronditur komunitetin, ku shumë veta vënë në pah “indiferencën” e dëshmitarëve, shkruan BBC. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Thirrje për drejtësi

Viktima është identifikuar Alika Ogorchukëu, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Të shtunën qindra njerëz nga komuniteti lokal nigerian dolën në rrugët e Civitanova Marche, në rajonin Marche, për të kërkuar drejtësi. Sulmi është dënuar edhe nga politikanët italianë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago