Largimi nga puna i mësueses Remzie Elezi, nga Suhareka pse mbante shami ka shkaktuar debate në rrjetet sociale në Kosovë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje në një lidhje me emisionin Good Morning Albanians në e cilësoi këtë vendim një shkelje të të drejtave të njeriut.
Ajo u shpreh se edhe diskutimi për moshën kur duhet vendosur shamia është e pabazë, pasi feja sipas saj nuk ka kufizime për moshën.
“Feja islame nuk bën presion për shaminë. S’duhet të ketë kufizim moshe. Gratë dhe vajzat kanë të drejtë të vishen si duan ato të vishen, vajzat 14-15 vjeçare kanë të drejtë të vendosin për gjërat e tyre. Kur lejohen veshjet provokative për vajzat në këtë moshë, pse te mos lejohet shamia”, tha deputetja.