Pesë anëtarë të familjes Ramadani nga Shtimja vdiqën në një aksident trafiku në Koshare të Ferizajt në qershor të këtij viti. Në vendin e ngjarjes vdiq Naim Ramadani 39 vjeç, nëna e tij (60), gruaja (32), djali (10) dhe motra e Naimit, vdiq më vonë në spital.
Pas aksidentit, Prokuororia Themelore e Ferizajt, kishte ndaluar një person të dyshuar për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Bëhet fjalë për personin me inicialet E.M., i cili sipas prokurorisë kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe nuk iu kishte përshtatur kushteve të rrugës.
Pas disa muajsh qëndrimi në paraburgim, me kërkesë të prokurorit, të dyshuarit E.M., i është ndryshuar masa, duke iu zëvendësuar me atë të arrestit shtëpiak për një muaj.
“Me kërkesë të Prokurorit të premten masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpie për një muaj”, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Albënora Bekteshi-Hoti.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…