Mbështetja e Presidentit Trump dhe paratë e Elon Musk nuk ishin të mjaftueshme për ta kthyer nga republikanët Gjykatën e Lartë të Wisconsin, e cila tani duket se u mbetet demokratëve.
Sipas CNN-it, kandidatja e mbështetur nga Partia Demokrate Susan Crawford duket se do të jetë fituesja e garës, duke ruajtur kështu shumicën liberale në këtë shtet kyç amerikan, më pak se tre muaj nga triumfi i Trumpit në zgjedhjet presidenciale, që i garantoi atij mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Crawford, nga gjykata e qarkut në Dane County, kishte përballë kandidatin konservator Brad Schimel, i cili kishte marrë përkrahjen publike të vetë kreut të shtetit në pjesën e fundit të fushatës.
Edhe pse zyrtarisht gara është jopartiake, fitorja e Crawford do të shihet si tejet domethënëse për demokratët jo vetëm Wisconsin por në mbarë vendin, duke qenë se votuesit e bojkotuan kandidatin e preferuar të Trumpit, çka konsiderohet një minus në sprovën politike të epokës së tij të dytë në drejtimin e vendit.
Pak ditë më parë, Elon Musk u shpërndau çeqe prej 1 milion dollarësh votuesve në Wisconsin. Votimi, që supozohej se mund t’i rikthente republikanëve kontrollin e kësaj gjykate, ishte shndërruar në një temë të nxehtë debati e këto u përshkruan si zgjedhjet gjyqësore më të shtrenjta në historinë e SHBA-së.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…