Një deklaratë kontraverse është bërë nga udhëheqësi i partisë së djathtë austriake, asaj të Lirisë së Austrisë (FPÖ), Norbert Hofer.
Duke folur gjatë protestave antiqeveritare, në Vjenë, ai kritikoi qeverinë federale dhe masat kundër pandemisë koronavirus. Por kulmi ishte deklaratë e cila tronditi publikun, veçanërisht komunitetin musliman në këtë vend, kur ai tha: “Unë nuk kam frikë nga koronavirusi. Ai nuk është i rrezikshëm. “Të dashurit e mi, Kurani është më i rrezikshëm se korona”.
Pasoi reagimi i mënjehershëm nga Ümit Vural, president i Bashkësisë Islame të Austrisë (IGGÖ), i cili quajti këtë deklaratë si provokim të rëndë më sfond urrejtjen fetare.
“Me këtë deklaratë, Norbert Hofer po fyen tërë popullatën muslimane. Ai padyshim nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara dhe ndoshta do të dëshironte të hapte llogore të reja. Në një shoqëri të qytetëruar, fjalët e Hoferit do të pasoheshin nga një kërkimfalje “, tha Vural, duke i bërë thirrje Prokurorisë Publike të Vjenës që të kontrollojë se çfarë kishte thënë shefi i FPÖ.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…