BOTA

“Kurrë nuk kemi qenë më pranë Luftës së Tretë Botërore”

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se bota “kurrë nuk ka qenë kaq afër” një Lufte të Tretë Botërore, por thekson se ajo nuk do të nisë për një arsye të thjeshtë.

“Kjo do të çonte në shkatërrimin e të gjithëve dhe gjithçkaje”, u shpreh ai.

Lukashenko theksoi se vendi i tij ka 25 vjet që “përgatitet për luftë”, megjithëse ka përjashtuar që një mobilizim si ai i dekretuar në Rusinë fqinje është duke u zhvilluar.

“Nëse nuk duan të luftojnë kundër nesh, nuk do të ketë luftë”, nënvizoi Lukashenko, i cili shtoi se forcat bjelloruse do të veprojnë vetëm në përgjigje të kërcënimeve të mundshme.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po shqyrton një skenar të ri në fushatën e tij në Ukrainë për shkak të pengesave që po pësojnë trupat ruse në lindje dhe jug të vendit. Ndryshimi i strategjisë, sipas “The Sun”, do të hapte një front të ri në veri të vendit, më afër Kievit. Për ta bërë këtë, duhet të nisë një sulm nga Bjellorusia. Lukashenko deri më tani i ka rezistuar presionit për t’u përfshirë më shumë në luftën e Putinit. Megjithatë, Ukraina ka paralajmëruar se probabiliteti i një sulmi të ri nga veriu po rritet tani që Putini është i dëshpëruar dhe ka grumbulluar 9000 trupa në kufirin me Bjellorusinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago