Kurti del kundër diktatorit Maduro të Venezueles, i del në krah Amerikës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përkrahur propozimin e Departamentit të Shtetit amerikan që në Venezulë të ketë zgjedhje të lira që mundësojnë tranzicionin demokratik në këtë shtet të Amerikës Latine.

ShBA-ja nuk e mbështet Presidentin e tanishëm të Venezuelës Nicolas Maduro, arsye kjo që shteti amerikan ka vënë sanksione ndaj shtetit latin.

Sipas Kurtit, Venezuela duhet të ketë zgjedje të lira, duke e përkrahur propozimin e DASH-it.

“Venezuela ka nevojë për një proces politik të besueshëm dhe gjithëpërfshirës me zgjedhje të lira dhe të drejta, që u mundësojnë njerëzve ta vendosin të ardhmen e vet dhe t’i zgjedhin udhëheqësit e tyre. Kosova përkrah propozimin e ShBA-së për tranzicion demokratik në Venezuelë”, ka shkruar ai në Twitter.

Përndryshe kreu i ekzekutivit kosovar po përballet me kritika të shumta për vendimet e fundit, sa i përket emërimit të anëtarëve të Vetëvendosjes në bordet e ndryshme të ndërmarrjeve publike siç janë Posta e Kosovës, Kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Infrakos.