POLITIKE

Musliu, Kurtit: Mos na vrit shpresën e kthyer, zotëri kryeministër, do të ishte edhe më fatale!

Publicisti dhe veterani i gazetarisë kosovare, Fahri Musliu ka reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë në detyrë, ku mbrëmë Kurti, emëroi disa drejtorë dhe anëtarë të bordeve në Ndërmarrje Publike e që janë zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Mirëpo, ndryshimet nuk bëhën dhe shpresa nuk kthehet me logjikën dhe modelin e qeverisjeve të mëhershme. Sepse Kosova ka mjaft profesionistë të fushave të ndryshme. Mos na e vra shpresën e kthyer zotëri kryeministër, dhe respektojë premtimet dhëna. Mos harro se zgjedhjet e ardhshme nuk janë larg, dhe votuesi mund të të ndëshkojë. E kjo do të ishte edhe më fatale”, ka shkruar ai,

Postim i plotë:

Pse qeveria e LVV e drejtuar nga Albin Kurti po e zbaton praktikën që e ka kritikuar gjithë kohën me emërimet e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike.

E kuptojë nevojën që qeveria të ketë një lloji të kontrollit në këto ndërmarrje, por nëse merren vendime për ndryshime atëherë duhet të emërohen persona kompetent, profesionist për veprimtarinë përkatëse. Doktor Kujtim Shala mund të jetë dentist dhe ligjërues i mirë në fakultet, por ai nuk ka lidhje me telekomunikacionet, PTK, ku është emëruar kryesues o bordit. A do të thotë kjo se më krye të bordit të RTK do ta emëroni ndonjë veterinar?

I dashur Albin, i kemi mirëpritur masat që ke marrë për shkarkimin e disa bordeve, për të cilët e gjithë Kosova e ka ditur se me çka merren, por tash emërime të reja guxosh ta zhgënjesh elektoratin, simpatizantët dhe qytetarët, sepse qeverinë e koalicionit me LDK e keni quajtur QEVERIA E Shpresës dhe këtë e kemi pritur dhe përkrahur të gjithë më shpirt e zemër.

Mirëpo, ndryshimet nuk bëhën dhe shpresa nuk kthehet me logjikën dhe modelin e qeverisjeve të mëhershme. Sepse Kosova ka mjaftë profesionist të fushave të ndryshme. Mos na e vra shpresën e kthyer zotëri kryeministër, dhe respektojë premtimet dhëna. Mos harro se zgjedhjet e ardhshme nuk janë larg, dhe votuesi mund të të ndëshkojë. E kjo do të ishte edhe më fatale.
Me respekt,


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago