POLITIKE

Kurti: Duhet t’i sjellim njerëzit e diplomuar nga jashtë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane “Blick”, ka bërë prezantimin e prioriteteve të qeverisë së re të Kosovës të formuar më 3 shkurt.

Kurti në këtë intervistë ka përmendur se përderisa gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet ai dhe vartësit e tij nuk do të kenë kohë të lirë, madje duke punuar edhe në vikend dhe jashtë orareve të zakonshme.

Ai tha se prioritetet e qeverisë së tij do të jenë të ndarë në pesë shtylla: Ekonomi, Arsim, Drejtësi, Shëndetësi dhe Siguri.

I pari i qeverisë theksoi se së shpejti do të fillojnë reformat në këto fusha.

Kurti tha se në veçanti do t’i kushtohet prioritet arsimit, sepse sipas tij Kosova nuk e ka të harmonizuar tregun e punës me arsimin.

“Mbi 90 përqind e ndërmarrjeve nuk i kanë të punësuar mbi 10 punëtor që janë të kualifikuar. Kjo po iu kushton shumë atyre sepse po duhet të paguajnë punëtor që nuk janë të kualifikuar. Ne duhet të punojmë që të harmonizojmë tregun e punës me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjeve” , tha Kurti.

Ai shtoi se një ndihmë e madhe do të ishte sistemi i arsimit gjerman dhe ai zviceran.

Kreu i qeverisë përmendi edhe potencialin e madh të diasporës për të investuar në Kosovë.

“Ne kemi diasporë të madhe dhe të fuqishme. Mundësia për të investuar në Kosovë do të ndihmonte ekonominë e vendit. Kjo arrihet kur ne të krijojmë një ambient të barabartë, duke luftuar krimin dhe korrupsionin”-tha ai.

“Ne duhet të sjellim njerëzit e diplomuar nga jashtë, të ju japin hapësirën e duhur në shërbim të vendit”, tha Kurti.

Kurti shtoi se ai nuk ndihet i rrezikuar nga detyra që ka marrë, sepse këtë e ka marrë nga qytetarët.

“Qytetarët kanë vënë rregullat e lojës. Tani ka marrë fund. Nuk ka lojë pa rregulla. Nuk kam pse të frikësohem nga detyra. Besimin e kemi nga qytetarët. I kam përzgjedhur 15 ministra, nga ato pesë femra “, shtoi Kurti.

Albin Kurti tha poashtu se do të punoj edhe barazinë gjinore edhe në punësim.

“Do të bëjmë përpjekje tutje që të shtojmë numri e çerdheve në Kosovë. Kështu secila femër do të kishte më shumë mundësi të punonte. Kjo do të kontribuonte edhe në edukimin e brezave të ardhshëm. Aktualisht janë 33 çerdhe, ne do të përpiqemi që këtë numër ta arrijmë në 150 “, tha ai.

Ndër të tjera numri një i qeverisë theksoi se korrupsioni nuk është kulturë e Kosovës.

“Korrupsioni është tek pozitat kyçe të shtetit. Po të ishte përhapur gjithandej, opozita nuk do të mund të fitonte asnjëherë “, përfundoi Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago