Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lirimit nga detyra të 12 ambasadorëve të Kosovës nëpër botë të emëruar politikisht.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se ky propozim i zëvendeëskryeministres, Donika Gërvalla, dhe i dekretuar nga presidentja, Vjosa Osmani, është hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme e Diasporës.
“Ky propozim i Zëvendëskryeministres Gërvalla, i dekretuar nga Presidentja, znj. Vjosa Osmani, është hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme e Diasporës. Këtë reformë ne e kemi nisur edhe gjatë Qeverisë sonë të parë të pranverës 2020, dhe e kemi paralajmëruar në zotimet tona elektorale dhe programin tonë qeverisës.”, ka shkruar ai.
Tutje Kurti falënderon ambasadorët e liruar nga detyra për kontributin e tyre për vendin.
“Ambasadorët e liruar kanë dhënë kontributin e tyre për vendin, për çka i falënderojmë. Por, qeverisjet e kaluara kanë mbingarkuar Shërbimin e Jashtëm me diplomatë politikë, duke e kaluar kështu kuotën e paraparë ligjore. Prandaj, ky hap është hap i duhur drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster.”, ka thënë Kurti.
Po ashtu ai bën të ditur se pa humbur kohë do të fillojnë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet diplmatike, ku numrin më të madh do ta përbëjnë diplomatët e karrierës.
Kujtojmë se Kosova ka 32 ambasada anëmbanë botës e me shkarkimin e fundit të 12 ambasadorëve, Kosova nuk ka ambasadorë në 17 vende të botës.
Washingtoni, Londra, Parisi, Brukseli, Berlini, Tirana, Shkupi, Tokio, Haga, Budapesti, Kanbera, Doha, Zagrebi, Praga, Bangoku, Lubljana e Podgorica janë kryeqendrat e vendeve ku Kosova ka mbetur pa shefa të misioneve diplomatike.
Në 12 misionet diplomatike të mbetur pa ambasadorë, Kosova do të përfaqësohet me të ngarkuar të përkohëshëm me punë deri në dekretimin e ambasadorëve të rinj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam pajtuar me propozimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, për lirimin e ambasadorëve të caktuar me çelës politik.
Ky propozim i Zëvendëskryeministres Gërvalla, i dekretuar nga Presidentja, znj. Vjosa Osmani, është hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme e Diasporës. Këtë reformë ne e kemi nisur edhe gjatë Qeverisë sonë të parë të pranverës 2020, dhe e kemi paralajmëruar në zotimet tona elektorale dhe programin tonë qeverisës.
Ambasadorët e liruar kanë dhënë kontributin e tyre për vendin, për çka i falënderojmë. Por, qeverisjet e kaluara kanë mbingarkuar Shërbimin e Jashtëm me diplomatë politikë, duke e kaluar kështu kuotën e paraparë ligjore. Prandaj, ky hap është hap i duhur drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster.
Në koordinim me Zëvendëskryeministren Gërvalla, Presidenten Osmani dhe Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, pa humbur kohë do t’i fillojmë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet tona diplomatike, ku numrin dukshëm më të madh do ta përbëjnë diplomatët e karrierës.
Ligjshmëria, reformat strukturore dhe vendosja e mekanizmave të profesionalizmit dhe meritokracisë janë shtyllat mbi të cilat qeverisja jonë do ta ndërtojë përfaqësimin dinjitoz të Republikës sonë në arenën ndërkombëtare.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…