KRYESORE

Kurti i kënaqur me rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet lokale të mbajtura dje, megjithatë e pranoi se kishte pritur rezultat tjetër.

Vetëvendosje nuk e fitoi asnjë komunë pa balotazh, ndërsa është në garë për 12 komuna.

“Si kryetar i VV-së jam i kënaqur që shoh kaq kandidat në balotazh, siç jam i kënaqur që po shoh kaq shumë asamblistë në tërë Kosovën. Do të punojmë për qytetarët, do të shohim sesi të zgjerojmë mundësitë që të shtojmë kujdesin ndaj qytetarëve. Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar, nuk është vetëm plane, por nënkupton plane aktuale, plane që mund të realizohen. Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve. Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej. Normalisht, kam pritur rezultat tjetër, por do të analizojmë pse ka ndodhur kjo”, ka thënë Kurti.

E si kryeministër, Kurti u shpreh tejet krenar se si u zhvilluan këto zgjedhje.

“Dje u mbajtën zgjedhjet lokale, ato ishin të lira, demokratike dhe fer, pa ndonjë incident. Të gjitha ankesat do të trajtohen nga organet përkatëse. Si kryeministër, jam fort krenar që kishim miq evropian që vëzhguan demokracinë tonë, që mund të shërbejë si vend shembull në rajon dhe jo vetëm”, përfundoi ai.

Kurti: Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës më 15 nëntor

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Arben Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës më 15 nëntor, një ditë pasi të zhvillohet gara për balotazhin.

Ai thotë se këtë verdikt e kanë dhënë edhe qytetarët.

“Ai është liruar nga detyra dhe është në garë për Prishtinën, në balotazh ku prijmë qartazi, besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marrë detyrën aty ku duhet dhe ku kanë thënë edhe qytetarët e kryeqytet pra si kryebashkiak i Prishtinës”, ka thënë Kurti.

Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë, Arben Vitia i VV-së është i pari me 35.433 vota apo 42.33 për qind. Vitia do të garojë në balotazh më 14 nëntor me Përparim Ramën e LDK-së që mori 24.572 vota apo 29.35 për qind.

Për humbjen e Agim Bahtirit në Mitrovicë, Kurti ka thënë se arsyeja mund të jetë edhe mosndihmesa e mjaftueshme e partisë për të.

“Kam pritur rezultat tjetër në Mitrovicë, edhe këtë do ta analizojmë, mbase nuk e kemi ndihmuar mjaftueshëm kandidatin tonë Agim Bahtiri të cilin e falënderoj përzemërsisht për kontributin dhe gjithashtu për besnikërinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe për korrektësinë e tij në raport me mua si kryetar dhe kryeministër”, tha Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago