Veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhep Balidemaj, 102 vjeç, ka takuar ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s më 1999.
Balidemaj e falënderoi Clarkun që shpëtoi popullin shqiptar në kohën më të vështirë të tij. Ai e quajti “hero” dhe “shqiptar” Clarkun.
“Ti na ke shpëtuar në kohën më të vështirë që ka mujtë me ken…në kohën e shfarosjes. Shumë falimineres që mu dha rasti me pa komandantin e NATO-s, me pa heroin tonë, shqiptarin tonë”, i tha Balidemaj.
Videon e ka postuar në Facebook Bardhyl Mahmuti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Heroi i gjallë i Kombit, Rexhë Balidemaj (102 vjeç), që ka kaluar 13 burgje të Jugosllavisë, i shpreh mirënjohje gjeneralit Clark për kontributin që ka dhënë gjatë luftës në Kosovë! Respekt i përjetshëm Hero i gjallë i Kombit, Rexhë Balidemaj! Mirënjohje e përjetshme gjenaralit Wesley Clark!”, shkroi ai.
Rexhep Balidemaj u lind më 19 dhjetor 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë. Për shkak të pikëpamjeve atdhetare, në vitin 1949 u dënua me 6 vjet burg të rëndë, të cilin e mbajti në Burgun e Goli Otokut, burgu më famëkeq në ish-Jugosllavi. Për herë të dytë u dënua me 3 vjet burg; për herë të tretë me dy vjet burg, të cilin e mbajti në Burgun e Kotorrit; për herë të katërt u dënua me 2 vjet burg, të cilin e mbajti në ishullin Gërgur; për herë të pestë u dënua me dy muaj burg; për herë të gjashtë u dënua me 5 vite burg, të cilat i mbajti në burgun e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjurakovcit.
Në vitin 1946, ishte dërguar në Kiev të Bashkimit Sovjetik, (Ukrainë), ku kishte qëndruar dy vite dhe ishte aftësuat për pilot. Kështu ai edhe bëhet piloti i parë shqiptar i Aviacionit ushtarak. Në vitin 1948, kthehet në Zagreb të Kroacisë dhe fillon punën si pilot ushtarak.
Këtë biografi të tij e shkroi “Qendra: Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”.
Ndërkaq, Bardhyl Mahmuti më herët kishte nisur një iniciativë që të shpallet Balidemajn hero nga institucionet e Kosovës.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…