KRYESORE

Kurti: Këto varre në Rezallë janë e vërteta, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit në Rezallë të Drenasit të martirëve të cilëve eshtrat iu janë gjetur në varreza masive në Kizhevak e Rudnicë të Serbisë.

Ai ka deklaruar se janë bashkë për të nderuar sot dëshmorët e martirët e Kosovës, e për të mos lejuar harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë.

“Sot, 22 vite e gjysmë pas ditës të kobshme, po kthehen për të pushuar përjetësisht në tokën e tyre: Shefqeti, Sadriu, Dibrani, Jonuzi, Hetemi, Neziri, Nazifi, Veseli e Behrami. Të pushkatuar me pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj në Rezallë, më 5 prill të vitit 1999, nga forcat e shtetërore të Serbisë, u rrëmbyen e groposen, në varreza masive në Kizhevak e Rudnicë të Serbisë”.

“Por e vërteta nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive. Këto varre këtu janë e vërteta, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi e dimë që t’i prejmë rrugën drejtësisë së munguar për krimet çnjerëzore të kryera nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës në Kosovë”,ka thënë Kurti.

Fjalimi i plotë:

Të dashura familje Deliu, Hoti, Rukolli dhe Zabeli,
I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca,
I nderuari Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, z. Andin Hoti,
I nderuari Kryetar i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari,
I nderuari Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Armend Mehaj,
Të nderuar ish-luftëtarë, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
I nderuari baca Rifat Jashari,
Të nderuar klerikë fetarë,
Motra dhe vëllezër,
Të dashur qytetarë të Rezallës,

Në këtë ditë të rëndë nuk është e lehtë të gjenden fjalë ngushëllimi që mund të plotësojnë zbrazëtinë që ka lënë mungesa e të dashurve tuaj.
Është e vështirë të gjejmë fjalë mjaftueshëm të fuqishme për të përshkruar forcën, guximin dhe durimin tuaj të palëkundshëm përgjatë këtyre viteve.
Sot, 22 vite e gjysmë pas ditës të kobshme, po kthehen për të pushuar përjetësisht në tokën e tyre: Shefqeti, Sadriu, Dibrani, Jonuzi, Hetemi, Neziri, Nazifi, Veseli e Behrami.
Të pushkatuar me pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj në Rezallë, më 5 prill të vitit 1999, nga forcat e shtetërore të Serbisë, u rrëmbyen e groposen, në varreza masive në Kizhevak e Rudnicë të Serbisë.

Por e vërteta nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive.
Këto varre këtu janë e vërteta, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi e dimë që t’i prejmë rrugën drejtësisë së munguar për krimet çnjerëzore të kryera nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Të dashur familjarë,

Jemi bashkë për të nderuar sot dëshmorët e martirët e Kosovës, e për të mos lejuar harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë.
Jemi gjithmonë bashkë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë.
Nuk do të ndalemi derisa të sjellim drejtësi për ta.
I përjetshëm qoftë kujtimi për familjarët tuaj.
I lehtë u qoftë dheu i Kosovës.
Lavdi!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago