Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur para gazetarëve, ku është pyetur edhe rreth incizimeve të publikuara ku dëgjohen duke folur Mimoza Kusari dhe Millan Radojiçiq.
Kurti u pyet se a do të marrë masa ndaj Kusarit.
“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua.”
Ai tha se Kusari- Lila nuk është anëtare e VV’së dhe edhe po të ishte ka komisione për këto.
Kurti shtoi se VV nuk e ka kryetarin diktator.
“Unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV’së. Edhe po të ishte anëtare e VV’së, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush.”