LAJME

“Po rri skutave”, “këqyrni gratë e juve ka po ju rrinë” – përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi

Përplasje verbale ka ndodhur në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ndërmjet deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku, Drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa dhe deputetit të VV-së, Driton Hyseni.

Gjithçka filloi pasi deputetja shtroi disa herë pyetje ndaj Bordit se si Beqa është emëruar në pozitën e drejtorit edhe pse ka qenë i përfshirë në një rrahje.

“Në nëntor, Selajdin Beqaj, i akuzuari që është këtu ka rrahur Shemsedin Elezin dhe po të njëjtin më 19 dhjetor e ke emëru drejtor. Me çfarë baze dhe a keni qenë në njohuri për skandalin që ka ndodhur në autoritet”, pyeti Bunjaku. Më pas, kur drejtori ndërhyri derisa deputetja po fliste, ajo iu drejtua ashpër.

“Ti mos fol se je i akuzuar, shuj. Ti rri shuj qaty. Me ty s’jam tu fol, mbylle gojën…Nuk e la me fol të akuzuarin”, tha Bunjaku.“Deputete e ke hap Kutinë e Pandorës, ta kesh parasysh. Kemi me i shku deri në fund kësaj pune”, ia ktheu më pas Beqaj Bunjakut. Ajo kishte përplasje edhe me deputetin e VV’së, Driton Hysenin, pasi ai i tha se “rri skutave”.

“Po du me shpenzu diskutimin për raportin vjetor. Mandej thellohu ti në detajet që i dëgjon qoftë kafeve, qoftë skutave që rrin ti”, tha Hyseni.Bunjaku i reagoi ashpër dhe i kërkoi ta tërhiqte fjalën.

“Kush rrinë skutave, çfarë po fol palidhje. A s’po të vjen marrë, a s’po të vjen turp. Kërko falje edhe tërhiqe fjalën,. Qysh i thu një gruaje po rri skutave…Këqyrni gratë e juve ka po ju rrinë”, ka thënë Bunjaku.

Ndërsa, drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa, u është përgjigjur kritikave të deputetëve rreth përdorimit të veturave zyrtare, gjatë shqyrtimit të raportit të AKRK-së për vitin 2023.

“Këto vetura që ju i përmendni, këto janë përdorur edhe për të bartur djathë e lëng, e keni parasysh këtë gjë, tash përdoren për qëllime zyrtare. Komisionerët respektiv punojnë deri në orën 20:00 apo 22:00”, ka thënë Beqa./EO


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago