Është zhvilluar mbledhja e parë e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti udhëhoqi mbledhjen e qeverisë së tij e cila ka 15 ministri, 10 të udhëhequra nga meshkujt, pesë nga femrat dhe dy zv/kryeministra.
Kurti pranoi sot detyrën zyrtare nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli.
Në mbledhjen e parë ceremoniale, Kurti tha se do të ishte mirë që të gjithë të mësojnë përmendësh programin qeverisës që del nga marrëveshja e përbashkët.
“Të gjithë do të zgjohemi në mëngjes e do të flemë në mbrëmje me këtë program.Të bëhemi të thjeshtë e të drejtë ashtu siç janë qytetarët tanë, aq të njëjtë.Minsitri i Bujqësisë të kalojë më shumë kohë me fermerët, sesa në zyre, e ministri i Shëndetësisë do të kalojë më shumë kohë me pacientët. Pra, jo të rrinë ulur në kolltukë, por të zbresin poshtë tek qytetari, sepse atje është e vërteta jonë.Mandati është mirë të kuptohet si privilegj për të shërbyer, e jo për të urdhëruar. I jepni kuptim pozitës së ministrit, cfarë s’ka pasur asnjëherë në Kosovën e pasluftës. Duhet punuar si ekip, sukseset dhe dështimet janë kolektive e jo personale, aq më pak partiake. Partitë i kemi në Parlament, këtu punojmë si ekip”, tha Kurti, raporton Indeksonline.
Ai gjithashtu theksoi se në këtë qeveri nuk do të ketë LVV, LDK, e LS, por do të jetë Qeveria e Kosovës që punon bashkë për të mirën e përbashkët.
“Në këtë drejtim dera ime është e hapur për çdo ditë, në çdo orë e çdo minutë.Asgjë nuk është me rëndësishme se sa realizimi i programit qeverisës dhe zbatimi i tij, qëllimet i kemi të mira e dëshirat për suksese të mëdha.Energjia e akumuluar në opozitë është koha të kthehet tani. Mbështetjen e gjeni tek unë, tek njëri-tjetri e njëra-tjetra.Tashmë e kuptoni se ky shans është unik që të tregoni aftësitë e juaja përkushtimin e ndershmërinë tuaj.Takimet tona do të jenë të shpeshta që te koordinojmë punë e bashkëpunimin mes vete, pasi ministritë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ashtu si edhe puna e juaj. Qeveria jonë është pasqyrë ku qytetarët e shohin vetveten”, shtoi Kurti.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…