Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po merr pjesë në Munih të Gjermanisë në Konferencën për Siguri, nga ku tha se në Ballkan më i integruari është sektori i mafias.
Kyeministri Kurti ka thënë se në Ballkan më e integruar është mafia.
“Mafia është sektori i vetëm i integruar plotësisht në Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë na duhet përreth Ballkanit është që prokurorët të jenë njerëzit më të famshëm, e jo ne, kryeministrat ose ministrat e jashtëm”, ka deklaruar Kurti.
Pjesë e panelit diskutues përves kryeministrit Kurti, ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas dhe diplomatë të tjerë.