POLITIKE

Kurti në Vjenë: Autori që kreu gjenocid vepron si viktimë, por ne nuk harrojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, para të pranishmëve shpalosi një pjesë të historisë së Kosovës që Serbia tenton ta fshehë.

Ai rrëfeu se si në një poligon qitjeje të policisë në periferi të Beogradit, në Batajanicë, jo larg “Sheshit të Republikës” së Beogradit, trupat e më shumë se 744 shqiptarëve u gjetën në një varr masiv, trupa këto që tha se u varrosën në Kosovë, pastaj u zhvarrosën dhe u transportuan në Serbi për rivarrim të fshehtë në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës.

“Midis këtyre trupave ishin 46 anëtarë të familjes Berisha; 14 prej tyre nën 15 vjeç, mes tyre dy foshnje dhe një grua shtatzënë. Pranë varrit masiv është ndërtuar një kishë e re ortodokse serbe”, u shpreh Kurti.

Ai po ashtu shtoi se deri më sot, në Serbi janë gjetur pesë varre masive, në Batjanicë, Rudnicë, Kizhevak, Peruqac dhe Petrovo Selo me gjithsej 950 trupa, dhe se megjithatë, nuk ka një pllakë përkujtimore dhe as një shenjë të vetme që tregon se ka pasur një varr masiv në të gjitha këto vende.

I pari i ekzekutivit kosovar deklaroi që pavarësisht gjithë këtyre krimeve, Serbia e luan viktimën dhe mohon gjithçka.

“Sot, autori që kreu gjenocid vetëm pak më shumë se dy dekada më parë vepron si viktimë dhe mohon krimet. Mohim i plotë. Por ne nuk harrojmë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago