Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç’rast ka prezantuar hapjen e fazës së tretë të masave parandaluese kundër përhapjes së Covid-19.
I pyetur nga gazetarët rreth masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, Kurti ka thënë se nëse Serbia vazhdon t’i shtojë barrierat ndaj Kosovës, Qeveria në detyrë do të kundërpërgjigjet.
“Në të kaluarën për një mall që të shkojë nga Kosova në Serbi ka mjaftuar që të shkruajë aty Serbia, por Serbia ka kërkuar që të shkruhet Republika e Serbisë ku ne jemi përgjigjur në mënyrë reciproke”.
“Jemi të interesuar për reciprocitet nduke hequr barrierat, por nëse Serbia i shton ato, ne do të kundërpërgjigjemi”.