Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili për momentin është edhe deputet dhe kryeministër në detyrë, ka folur sot para seancës konstituive, e cila dështoi sikurse mbledhjet e kaluara.
Deputetët e partive opozitare të cilët s’po pranojnë të shkohet me votim të fshehtë për votimin e kryekuvendarit, Kurti i ka quajtur “nomadikë”, meqë sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpi.
“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.
Kurti i kishte quajtur partitë opozitare edhe si “hajvana”, në orët e para të 10 shkurtit pasi kishte marrë vesh se ka dalë parti e parë. Gjuha e Kurtit ndaj opozitës është edhe një prej arsyeve se pse asnjë nga to nuk po pranon të bashkëpunojë me Kurtin./GazetaExpress./
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…