KM Albin Kurti/ Foto: Valdrin Xhemaj
Kanë mbetur më shumë se një javë kur pritet të mbahen zgjedhjet në Serbi, e kjo e fundit refuzon të bëjë kërkesë zyrtare autoriteteve të Kosovës për të mbajtur zgjedhjet edhe në komunat që janë të banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Madje Serbia ka përcaktuar edhe qendrat e votimit në qytetet e Serbisë ku do të mund të votojnë qytetarët serbë atje. Kjo pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk kishte aprovuar OSBE-së kërkesën e autoriteteve të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kosovë.
Kurti i ishte përgjigjur këtij institucioni që autoritetet serbe me një kërkesë të tillë duhet t’i drejtohen direkt autoriteteve të Kosovës. Në një përgjigje për TV Klan, Bashkimi Evropian rekomandon rifillimin e praktikës së vendosur për të lejuar serbët e Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe të 17 Dhjetorit, me lehtësimin e OSBE-së.
“Ky vendim nuk është në përputhje me frymën e dialogut, parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
I pyetur nëse autoritetet serbe duhet t’i bëjnë kërkesë zyrtare Serbisë, Stano thotë se presin që Kosova dhe Serbia të pajtohen për modalitetet për të mundësuar zgjedhjet në mirëbesim dhe frymën e kompromisit.
“BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojnë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Është thelbësore që votuesit serbë me të drejtë vote që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare serbe”, tha Stano.
Edhe ambasadori amerikan në Kosovë është shprehur i zhgënjyer, megjithatë thotë se si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë vetë t’i përcaktojë kushtet për zgjedhjet e shteteve të tjera që mbahen në territorin e saj.
Praktika e mosmbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë ka nisur që nga viti 2022 kur referendumi dhe zgjedhjet nuk ishin lejuar të mbaheshin në Kosovë.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…