Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe njëherë për sulmin që ndodhi në Varagë të Zubin Potukut.
“Për gjatë dy ditëve të fundit kemi marrë një sërë masash për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës kryesit e sulmit terrorist dhe kriminal dhe për të minimizuar dënimin në infrastrukturës e për të evidentuar dhe evituar çrregullimin e furnizimit me shërbimet bazë të qytetarëve të Kosovës”, tha Kurti para gazetarëve, transmeton Gazeta Sinjali.
Pjesë nga fjalimi i Kurtit:
Pesha e pasojave të këtij sulmi po ta arrinte qëllimin do të ishte marramendëse. Ky sulm do të sillte dëme të riparueshme, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Ky sulm terrorist do të shkaktonte ndërprerje te energjisë elektrike, do të linte pa rrymë gjysmën e Kosovës dhe pa ngrohje një pjesë të Prishtinës.
Ndryshe, në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.
Pas riparimit të përkohshëm, furnizimi me ujë është rikthyer.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…