POLITIKE

Kurti për median boshnjake: Në Serbi ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Sarajevë ka dhënë një intervistë për mediat boshnjake. Ai ka folur për nervozizmin në Republikën Serbe për shkak të vizitës së tij duke thënë se është Serbia ajo e cila së bashku me Moskën mban peng gjithë Ballkanin. 

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Hetimi i javës” të televizionit Hayat, kryeministri Kurti tha se pavarësisht histerisë nga Banja Lluka, ai nuk është penduar që ka realizuar vizitën e tij në Sarajevë.

“Në asnjë moment nuk kam menduar të anuloj vizitën time në Sarajevë, në të cilën po kthehem pas gjashtë vjetësh dhe më pëlqen të vij në Sarajevë, sepse kam shumë miq këtu. Kam frikë se reagimi nga Banja Lluka është frika e paaftësisë për të njohur realitetin, ata nuk mund ta kuptojnë se Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i vetëm. Unë mendoj se ashtu si Serbia që po bllokon Ballkanin Perëndimor, Republika Serbe gjithashtu bllokon BeH dhe mban të gjithë vendin për shkak të frikës së saj. Në mënyrë identike dhe kjo mund të shihet në të gjitha konferencat ndërkombëtare, Serbia po e mban peng Ballkanin Perëndimor për shkak të Moskës dhe duan që i gjithë rajoni të jetë peng i tyre. Ata mbajnë gjithçka prapa, sepse e dinë se mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri dhe duan që ne të gjithë t’i dëgjojmë. Në të njëjtën mënyrë, Republika Serbe dëshiron që BeH të varet nga ajo dhe të jetë peng i saj”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se problemet që ekzistojnë në rajon dhe BeH janë shkaktuar nga regjimet e Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik – dy satelitëve të Rusisë.

Duke folur mbi asociacionin e komunave serbe, Kurti tha se kjo është dëshirë e Beogradit të ketë kontroll mbi etnitetin serb në Kosovë, të cilët do të kishin një president të vetin si një Dodik të vogël, duke e bërë Kosovën një shtet jo funksional.

“Ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka thënë Kurti duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po e kupton se Serbia dëshiron një gjë të tillë për të krijuar një lloj “Republikë Serbe Light”.

Kurti ka theksuar se serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë në Kosovë dhe jo 40 për qind sikurse pretendon Serbia.

“Më shumë ka shqiptarë në Serbi, nga Subotica deri në Preshevë, se serbë në Kosovë. Ka më shumë shqiptarë në Mal të Zi, sesa serbë në Kosovë”, ka theksuar Kurti. Kosovapress.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

8 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

15 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

16 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

21 orë ago