Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë ka qenë “imponim nga pala tjetër, e jo dëshirë e jona”.
“Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër”, u shpreh Kurti gjatë seancës së sotme.
“15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht duhet të përmbyllej marrëveshja e arritur Brukselit për targat. MB-ja sot mori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha targave ilegale, sikurse edhe në pikat kufitare”.
Kurti tutje theksoi se pavarësisht çfarë nacionaliteti janë poseduesit e veturave, targat jovalide po konfiskohen.
“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve se serbë dhe nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë dhe pres nga të gjithë qytetarët ta kuptojnë drejtë se sot s’po ndodh diçka e jashtëligjshme, por po fillon një zbatim i marrëveshje që është pajtuar Serbia me Bashkimin Evropian”.
“Andaj i lus qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin e përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të qytetarë të barabartë”, tha ai.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…