FOTO&VIDEO

Flet dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës në Hagë: Më ka vendosur revolen në kokë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Mustafa.

Në seancë dëshminë e tij po e jep edhe dëshmitari i parë i cili po ju përgjigjet pyetjeve të prokurorëve.

Ai tha se Sali Mustafa ia kishte vendosur revolën në kokë.

“Në dhomë nuk e di por kur ma ka vendosur në kokë revolen ia ka tërhequr këmbëzën por nuk ka shkrepur. Të them të drejtën kam pasur dëshirë të më vriste, por nuk më vrau. Zoti më ka ndihmuar a nuk e di, por në atë moment kam pasur dëshirë më vriste”.

Dëshmitari në rrëfimin e tij para prokurorëve theksoi se njeriu i cili e përdori revolën kundër tij ishte pikërisht i akuzuar.

“Ky është njeriu, i akuzuari. Nuk po mundem të ia përmend emrin, ky që është i akuzuar këtu. Në atë moment s’ka pas nofkë fare, por e di, e di, ma herët ai e ka pas kapelën e kuqe”.

Dëshmitari theksoi se ishte rrahur në vendin ku ishte mbajtur.

“Nuk di asgjë se s’kam parë asgjë. Errësirë ka qenë, por ma ka bërë atë. E kam dëgjuar duke thënë mos e rrahni më. Lëreni, se paska fat. E sa më kanë rrahur nuk e di, dy orë a tre orë a pesë orë a nuk e di kam qenë i lënduar. Nuk di asgjë”.

Ai theksoi se Sali Mustafa ishte kryesori në vendin ku po mbahej, por se nuk e kishte parë të akuzuarin sepse në atë vend ishte errësirë.

“E di se ai aty ka qenë kryesori. E bazoj sepse pa i thënë i akuzuari ata s’kanë bërë asgjë. tjerët ushtarë që kanë qenë. E kështu s’kam parë asgjë se errësirë ka qenë. Nuk e kam para. Nuk them se e kam parë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago