Kryeministri i vendit, gjatë vizitës tek polici Ekrem Neziri, që u plagos mbrëmë në veri, i tha atij se “këta nuk është që s’po e kuptojnë se po iu vjen fundi”, duke aluduar për bandat kriminale atje.
Ai tha se protestat që u munduan t’i bëjnë iu dështuan dhe tash, sipas tij, janë veç do kriminelë që bëjnë probleme ngado që shkojnë.
“Këta nuk është që s’po e kuptojnë se po iu vjen fundi. Ato protestat që u munduan t’i bëjnë s’iu dolën bash qysh kanë planifikuar dhe tash disa qindra vetë i kanë kështu në listë të rrogave, kriminela që bëjnë sherre ngado që shkojnë, kësi njerëz iu kanë mbetur”, është shprehur Kurti.
Tutje, Kurti i tha policit Neziri se më e rëndësishmja është që ai ka shpëtuar.
“Por… shyqyr që ke shpëtuar, kjo është më e rëndësishmja. Të fala familjes shumë”, tha Kurti.